Shërbimet e  zonës

Unico ofron gjithçka që ju nevojitet për një rutinë të përditshme me pesë yje. Është një vend i lidhur me jetën emocionuese të natës, destinacionet e ngrënies, potenciali i lartë për bizneset dhe komoditetet rekreative. Ndër vendndodhjet më të preferuara në Tiranë për bar restorante, dyqane dhe shërbime të cilësisë së parë për adhuruesit e fitnesit dhe argëtimit. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij komuniteti elitar në Bllok, Tiranë!

Jeta e natës

Blloku është destinacioni me jetesën më entuziaste të natës dhe klubet më të mira për të festuar. Të mblidhesh këtu ndodh natyrshëm. Eshtë vendi i përsosur për të festuar dhe për të krijuar njohje të reja, apo thjesht për t’u relaksuar në mbrëmje me pijen tënde të preferuar.

Mundësitë për biznes

Me kaq shumë përfitime që zona dhe rezidenca ofrojnë, UNICO është një investim për të ardhmen. Blloku është destinacioni më i preferuar në Tiranë sepse ofron gjithçka që mund të kërkojmë. Një vendndodhje që vizitohet shumë nga turistët, njerëz që dëshirojnë të jetojnë aty, investitorë që investojnë në prona të paluajtshme për fitime të larta nga qeraja dhe biznese që mbledhin frytet e suksesit të tyre.

Destinacionet e ngrënies

Është destinacioni për t’u takuar me familjen, miqtë ose fqinjët dhe për të vënë shoqërizimin e argëtimin në qendër të vëmendjes. Shërbimet e argëtimit do të kthehen në një rutinë të përditshme. Këtu do të rigjeni entuziazmin për t’u zhytur në atmosferën e Bllokut.

Facilitete rekreative

Një vend ku mund të filloni të qëndroni aktivë, të relaksoheni, të shoqëroheni dhe të festoni. Këtu do të gjeni kohën për gjërat që
vërtet ju pëlqejnë të bëni, së bashku me familjen ose miqtë tuaj.

Call Now Button