Teknologjia

Teknologjitë inovative, arkitektura e sofistikuar dhe materialet e markave më të mira të industrisë së ndërtimit, ndërthuren për të sjellë Unico në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

Smart home

Sistemi ”smart home” tek Unico i përgjigjet epokës dixhitale e inovacioneve të teknologjisë, gjithmonë në kërkim të përmirësimeve të vazhdueshme të menaxhimit të shtëpisë. Ju kursen kohë dhe para, ndërkohë që  kontrolloni shtëpinë tuaj kurdo dhe kudo ndodheni.

Izolimi akustik

Do të përjetoni më shumë privatësi, gjumë cilësor dhe vlerë të shtuar tek apartamenti juaj i ri në Bllok. Izolimi akustik thith dridhjet dhe tingujt, duke formuar një pengesë midis burimit të zhurmës dhe zonës përreth.

Fasadë e ventiluar

Ajo përbën një pengesë të madhe akustike, është e lehtë për t’u pastruar dhe rrit efiçiencën energjetike të ndërtesës. Kjo teknologji është padyshim një përmirësim në jetëgjatësinë, dizajnin dhe produktivitetin e rezidencës.

Efiçienca e energjisë

Kjo është një ndërtesë me efikasitet energjetik që ka adoptuar qasje inovative ekologjike. Nga përfitimet ekologjike dhe financiare të reduktimit të përdorimit të energjisë deri te përmirësimet e mundshme në shëndetin e përgjithshëm.

Dritë natyrale

Pavarësisht nëse është verë apo dimër, mëngjes apo pasdite, ne kujdesemi që të shijoni pak rreze dielli nga jashtë në ambiente të brendshme të banesës tuaj.

Materiale ekologjike

Ne përqafojmë vlerat e planetit, duke mos sakrifikuar cilësinë dhe komoditetin e rezidencës. Është një përpjekje për të reduktuar ndikimin në mjedis dhe për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme.

Call Now Button