Teknologjia

Teknologjitë inovative, arkitektura e sofistikuar dhe materialet e markave më të mira të industrisë së ndërtimit, ndërthuren për të sjellë Unico në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

Smart home

Sistemi ”smart home” tek Unico i përgjigjet epokës dixhitale e inovacioneve të teknologjisë, gjithmonë në kërkim të përmirësimeve të vazhdueshme të menaxhimit të shtëpisë. Ju kursen kohë dhe para, ndërkohë që monitoroni sistemin dhe kamerat e sigurisë së shtëpisë tuaj, ose kontrolloni pajisjet.

Izolimi akustik

Për një shtëpi që nuk ndihet si në qendër të kryeqytetit. Do të përjetoni më shumë privatësi, gjumë cilësor dhe vlerë të shtuar për apartamentin apo zyrën. Izolimi akustik përthith zhurmat dhe tingujt, duke formuar një barrierë materialesh midis burimit të zhurmës dhe ambjenteve të brendshme.

Fasadë e ventiluar

Ajo përbën një pengesë të madhe akustike, është e lehtë për t’u pastruar dhe rrit efiçiencën energjetike të ndërtesës. Kjo teknologji është padyshim një përmirësim në jetëgjatësinë, dizajnin dhe produktivitetin e rezidencës.

Efiçienca e energjisë

Unico është një ndërtesë energji efiçiente që ka gjetur mënyra të zgjuara për të ofruar një jetesë komode duke adaptuar qasje inovative ekologjike. Përfitimet e efiçiencës së energjisë janë nga ekologjike dhe financiare deri te përmirësimet e shëndetit tuaj.

Dritë natyrale

Pavarësisht nëse është dielli i mëngjesit apo i pasdites, ne sigurohemi që ta shijoni atë dhe ngrohtësinë e rrezeve të tij në komoditetin e ambienteve të brendshme të shtëpisë ose zyrës tuaj.

Materiale ekologjike

Nëpërmjet përdorimit të materialeve miqësore me mjedisin, ne përqafojmë vlerat e planetit ku jetojmë, duke mos sakrifikuar cilësinë e rezidencës. Është një përpjekje për të reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe për të përmirësuar jetesën e komunitetit tonë.

Call Now Button