Shërbimet e  zonës

UNICO ju siguron gjithçka që ju nevojitet për një stil jetese me 5 yje. Është një kombinim perfekt i privatësisë dhe argëtimit, i luksit dhe komoditetit. Një vend i lidhur me jetën emocionuese të natës, destinacionet fine të ngrënies, mundësitë per biznes dhe aktivitetet rekreative. Një rezidencë luksoze në një lagje premium që plotëson të gjitha nevojat tuaja të shëndetit, argëtimit dhe sociale.

Jeta e natës

Blloku është destinacioni me jetesën më entuziaste të natës dhe klubet më të mira për të festuar. Të mblidhesh këtu ndodh natyrshëm. Eshtë vendi i përsosur për të festuar dhe për të krijuar njohje të reja, apo thjesht për t’u relaksuar në mbrëmje me pijen tënde të preferuar.

Mundësitë për biznes

Me kaq shumë përfitime që zona dhe rezidenca ofrojnë, UNICO është një investim për të ardhmen. Blloku është destinacioni më i preferuar në Tiranë sepse ofron gjithçka që mund të kërkojmë. Një vend që vizitohet shumë nga turistët, njerëz që mezi presin të jetojnë atje, investitorë që investojnë në prona të paluajtshme për fitime të larta nga qiraja dhe biznese që mbledhin frytet e suksesit të tyre.

Destinacionet e ngrënies

Është destinacioni për t’u takuar me familjen, miqtë ose fqinjët dhe për të vënë mirëqënien në qendër të vëmendjes. Ambjentet e sofistikuara të ngrënies do të kthehen në një rutinë të përditshme. Këtu do të rigjeni entuziazmin për t’u zhytur në atmosferën e Bllokut.

Facilitete rekreative

Një vend ku mund të filloni të qëndroni aktivë, të relaksoheni, të shoqëroheni dhe të festoni. Këtu do të gjeni kohën për gjërat që
vërtet ju pëlqejnë të bëni, së bashku me familjen ose miqtë tuaj.

Call Now Button